Kryetari Ahmeti pret në takim Patrick Etienne

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti ka pritur përfaqësuesit e Zyrës Zvicrane për Zhvillim dhe Bashkëpunim të kryesuar nga drejtori Patrick Etienne me bashkëpunëtorë.
Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur me rëndësinë e projektit DEMOS në të cilin Komuna e Lipjanit ka qenë njëra ndër komuna e para partnere ku ka qenë përfituese nga ky projekt, njofton Komuna.

Kryetari Imri Ahmeti ka falenderuar qeverinë zvicrrane konkretisht projektin DEMOS lidhur me projektet e realizuara në Komunën e Lipjanit, duke thenë se qytetarët e Lipjanit u janë mirënohës DEMOS-it lidhur me implementimin e projekteve të deritanishme por duke shpresuar edhe në bashkëpunime tjera.
Po ashtu gjatë këtij takimi është biseduar edhe për sfidat e qeverisjes lokale gjegjësisht në implementimin e projekteve, thuhet tutje.

Nga ana tjetër Patrick Etienne ka falënderuar kryetarin Ahmeti lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm.

Image may contain: 2 people, people sitting and indoor
Image may contain: one or more people, people sitting and table

SHIKO MË SHUMË

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...