Zbulim i pabesueshëm shkencor: Kur trupi shpenzon më së shumti kalori!

PUBLIKUAR

Njerëzit shpenzojnë shumë kalori gjatë gjumit të pasdites sesa gjatë gjumit të natës, ka treguar një hulumtim i ri

Dremitja apo gjumi herët shpenzojnë më së shumti kalori sesa gjumi i natës, ka treguar studimi i ri, transmeton Telegrafi.

Hulumtimi i publikuar në revistën Current Biology ka treguar që me pushimin gjatë pasdites së vonshme apo herët në mbrëmje, trupi ynë djeg 10 për qind më shumë kalori në krahasim me orët e mëngjesit.

Nga ana tjetër, ata të cilët punojnë në ndërresa të natës apo bëjnë jetë të parregullt të cilët bëjnë pak gjumë, janë më të prirë të shtojnë peshë në krahasim me ata të cilët kanë gjumë cilësor dhe të rregullt.

Hulumtuesit studimin ia kanë nënshtruar shtatë personave një muaj në laborator pa dritare apo orë, në mënyrë që të vërejnë ndryshimet në metabolizëm pa ndikim të shprehive ushqimore dhe aktiviteteve.

Këtyre personave u është ndaluar qasja në internet dhe në përgjithësi në telefona, ndërkaq çdo mbrëmje kanë shkuar të flenë gjumë katër orë më vonë sesa nata e mëparshme.

Besohet që rezultatit të këtillë i kontribuon temperatura e ulët trupore gjatë gjumit të natës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...