Komuna e Lipjanit ka njoftuar se Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, me familjarët e dëshmorëve, gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe dhe ka vënë kurora lulesh pranë pllakës përkujtimore të dëshmorëve në fshatin Kroimir.
Kryetari Ahmeti po ashtu është bashkuar marshit tradicional të cilit i kushtohet për nderë të katër dëshmorëve dhe martirëve nga fshati Krojmir, thuhet po ashtu.





