Lëvizja VETËVDOSJE ka njoftuar se Qendra Lipjan dje mbajti takim mobilizues me strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Lipjan, me ç’rast u diskutua për përgatitjet dhe organizimin për protestën e ditës së premte që do të mbahet para zyrës së Kryeprokurorit Aleksander Lumezi.
Në këtë takim u fol për situatën e rëndë ekonomike e sociale në të cilën e ka ngërthyer Republikën qeverisja e PANhajnisë dhe domosdoshmëria që Kryeprokurori Aleksander Lunezi, i cili drejtësinë e ka vënë në shërbim tëkastës së krininalizuar të pushtetarëve, e asnjëherë në shërbim të popullit, të demaskohet sa më parë, thhuhet në njoftim.
Protesta mbahet të premten, në ora 5 n’12 dhe nisja nga Lipjani bëhet në mënyrë të organizuar nga tregu i gjelbërt i qytetit në 10:40.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! Lipjan fton të gjithë qytetarët e komunës sonë që të na bashkëngjiten të premten, në mënyrë që protesta të jetë sa më masovike që kësisoj të japim së bashku porosinë e përbashkët të mosnënshtrimit para krimit e korrupsionit sistematik që po bëhet në Kosovë”, thuhet po ashtu.



