Shtypeni mirë peshqirin në ballë. Mbajeni me dy duar nga anët e ndryshme në gjendje të tendosur
Të gjithë ne vuajmë nga dhimbja e kokës e shkaktuar nga lodhja, zhurma, mungesa e gjumit etj. Metoda e cila nganjëherë ju ndihmon më mirë sesa tabletat është masazhi me peshqir, transmeton Gazeta “Zëri”
Ky masazh me efikasitet ndihmon në qarkullimin e gjakut në zonën e kokës dhe të qafës, çka eliminon dhimbjet. Përveç kësaj, masazhimi i kokës është procedurë shumë e këndshme. Por si ta bëni masazhin terapeutik të kokës me ndihmën e peshqirit. Së pari zgjidhni peshqirin e duhur, i cili nuk duhet të jetë shumë i trashë.
Pështilleni në një rrotull mesatarisht të fortë, duke përdorur lëvizje spirale. Shtypeni mirë peshqirin në ballë. Mbajeni me dy duar nga anët e ndryshme në gjendje të tendosur. Pastaj lëvizeni peshqirin nëpër kokë, qafë dhe krahë. Bëjeni këtë në mënyrë ritmike, duke e çliruar paksa peshqirin, në mënyrë që mesazhi të jetë mjaftueshëm intensiv.
Masazhojeni kokën me këtë teknikë nga 3 deri 5 minuta, pasi stimulimi i tillë mjafton për të larguar dhimbjet e kokës. Nëse dhimbja nuk ka kaluar bëni një pauzë 10 minuta dhe përsëriteni masazhin. Masazhin e kokës te dhimbja e fortë e kokës është mirë ta kombinoni me një çaj mente dhe dhimbja shpejt do të largohet./ZËRI


