Si të reduktoni rrezatimin nga celulari

PUBLIKUAR

Për të shmangur rrezatimin nga telefonat celularë (që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mund të shkaktojë kancer) respektoni rregullat e përdorimit të telefonave celularë.

Akoma nuk ka fakte konkrete nëse celularët janë kancerogjenë, mirëpo ekspertët thonë se OBSH asnjëherë nuk do të paralajmëronte për diçka nëse nuk e konsideron si problem dhe se mund ta vërtetojnë në të ardhmen.

Si të mbroheni nga rrezatimi:

1. Para së gjithash duhet të shfrytëzoni kufje. Dëgjueset me kabllo janë më të mira se mjetet që funksionojnë me ‘bluetooth’, transmeton Telegrafi.

2. Po ashtu është më mirë të dërgohet mesazh i shkruar (SMS) sesa të flitet me telefon. Në këtë mënyrë aparati telefonik është më larg kokës dhe rrezatimi qëndron më larg trurit.

3. Trurin do ta ruani nga rrezatimi edhe atëherë kur nuk do ta përdorni telefonin celular për t’u zgjuar në mëngjes, por një orë me alarm.

4. Mjekët nuk i shqetëson vetëm karcinoma e trurit, por edhe çështja e pjellorisë, prandaj nuk e rekomandojnë mbajtjen e telefonave celularë në xhepa. As në xhepa të pantallonave, e as në xhepa të këmishës (për shkak të kancerit të gjirit).

5. Po ashtu, rekomandohet që të përdorni këllëf. Supozohet se këllëfët e mirë bllokojnë rreth dy të tretën e rrezatimit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...