Majlinda Sylejmani po merr pjesë në konferencën inaguruese të antarësimit në EDYN

PUBLIKUAR

Asambleistja e LDK-së në Kuvendin Komunal në Lipjan, Majlinda Sylejmani, Gjatë këtyre ditëve po merr pjesë në konferencën inaguruese të antarësimit në EDYN (European Democracy Youth Network).

Ajo përmes një postimi në facebook ka thënë se EDYN (Rrjeti Evropian i të Rinjëve për Demokraci), është një komunitet të rinjsh, udhëheqës në politikë, në mbarë Europën dhe Euroazinë.

“EDYN është projekt i sponzorizuar nga USAID i cili u krijua në dhjetor të vitit 2018, i cili synon të ndihmojë dialogun mes grupeve të ndryshme të rinjsh të angazhuar politikisht dhe të fuqizojë vlerat dhe normat demokratike të diskursit civil ndërmjet të rinjëve”, ka shkruar Sylejmani.

Konferenca inaguruese e këtij rrjeti po mbahet në Maqedoni.

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...