Selatin Retkoceri: Jep dorëheqje të parevokueshme e të qenit këshilltar komunal

PUBLIKUAR

Selatin Retkoceri përmes një postimi në facebook, ka njoftuar opinionin publik se ka dhënë dorëheqje nga pozita e asambleisit në Kuvendin Komunal në Lipjan.

“E njoftoj kryesuesin e Kuvendit Komunal z.Daut Azemi, Kryetarin e Komunës z.Imri Ahmeti dhe këshilltarët komunal të zgjedhur në zgjedhjet e fundit lokale, se unë që nga sot datë: 23.04.2019, jep dorëheqje të parevokueshme e të qenit këshilltar komunal”, ka shkruar Retkoceri.

Më poshtë gjeni të plotë dorëheqjen e Retkocerit:

Për: Kryetarin e Komunës së Lipjanit z.Imri Ahmeti
Kryesuesin e Kuvendit të Komunës së Lipjanit z.Daut Azemi
Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Lipjanit

Nga: Selatin Retkoceri këshilltar komunal i KK të Lipjanit

Dorëheqje e parevokueshme
Unë Selatin Retkoceri i lindur në Llugaxhi të Lipjanit me datë: 05.05.1961, me vendbanim në Llugaxhi, rruga “Sherif Ahmeti” nr.8, me numër të letërnjoftimit: 1010216997, lëshuar në Lipjan.
E njoftoj kryesuesin e Kuvendit Komunal z.Daut Azemi, Kryetarin e Komunës z.Imri Ahmeti dhe këshilltarët komunal të zgjedhur në zgjedhjet e fundit lokale, se unë që nga sot datë: 23.04.2019, jep dorëheqje të parevokueshme e të qenit këshilltar komunal.
Arsyet e dorëheqjes janë personale dhe nuk dëshiroj që nga sot e tutje të jem pjesë e një Kuvendi që merr vendime kuturu dhe të pabazuara nga të cilat unë personalisht kam mundur të kem pasoja të paparashikuara.
Me këte vendim njoftoj Agjencionin Kunder Korrupcion, Kryesuesin e Kuvendit Komunal, Kryetarin e komunës dhe këshilltarët komunal se nga sot unë nuk jam më këshilltar i Kuvendit Komunal të Lipjanit.
Vërejtje: Dorëheqëjen time do ta paraqes edhe me gojë nëse më lejohet në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal me datë: 30.04.2019
Me respekt: Selatin Retkoceri

Lipjan: 23.04.2019

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...