Simptomat e sulmit në zemër: Shtatë shenjat se kur duhet ta thërrisni ambulancën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan, arrestohen katër të mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)...

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sulmet e zemrës janë emergjencë serioze mjekësore dhe janë vdekjeprurëse.  Zakonisht ndodhin kur zemrës i privohet furnizimi me gjak si pasojë e ndonjë bllokimi.

Simptoma që kryesisht ndërlidhet me sulmin e zemrës është dhimbja në gjoks, por kjo nuk ndodh gjithmonë, transmeton Telegrafi.

Kështu, doktorët tregojnë për disa simptoma tjera të cilat mund të shërbejnë si shenja paralajmëruese se dikush është duke pësuar sulm në zemër.

Nëse veç përjetoni dhimbje në gjoks gjatë sulmit, zakonisht keni ndjenja të shtrydhjes në qendër të gjoksit. Kjo e bën gjoksin të ndihet sikurse po shtypet apo po shtrëngohet nga një objekt i rëndë.

Kjo dhimbje mund të shpërndahet nga gjoksi në duar, mjekër, qafë, shpinë dhe abdomen.

Dhimbja në gjoks jo gjithmonë vjen papritmas, dhe mund të zhvillohet ngadalë.

Sidoqoftë, përveç dhimbjes së gjoksit, janë edhe gjashtë simptoma tjera kryesore të sulmit në zemër.

Ato janë marramendja, djersitja, problemet me frymëmarrje, ndjenja se jeni të sëmurë, kolli dhe ndjenja se jeni duke pasur sulm paniku.

Prandaj, edhe nëse nuk keni dhimbje në gjoks por i keni simptomat tjera, gjithmonë është opsioni më i miri për të kërkuar ndihmë mjekësore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...