Zgjedhjet në veri, Lista Serbe aplikon e fundit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Lista Serbe ka pritur momentet e fundit t’i hyjë garës në zgjedhjet, që do të mbahen më 19 maj të këtij viti në katër komunat veriore. Përpos kësaj partie serbe, garës do t’ia mësyjnë PDK-ja dhe LVV-ja, shkruan sot Gazeta “Zëri”. 

Lista Serbe (LS) në orët e vona të së enjtes e ka dorëzuar aplikacionin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore, të cilat do të mbahen më 19 maj të këtij viti.

 

Përveç Listës Serbe, në zgjedhjet për Mitrovicën e Veriut, Zveçanin, Leposaviçin dhe Zubin Potokun do të marrin pjesë edhe dy subjekte politike shqiptare: Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje, shkruan më tutje “Zëri”.

Lista Serbe pjesëmarrjen në zgjedhjet e 19 majit e ka arsyetuar me pengimin që veriun e Kosovës ta udhëheqin kryetarët shqiptarë. Pëlqimin për pjesëmarrjen në këto zgjedhje drejtuesit e subjektit politik më të madh serb në vend e kanë marrë edhe nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...