Gjykata Speciale të merret edhe me krimet që kanë kryer serbët

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Organizata “Familja dhe Shpresa” nga Klina, po kërkojnë nga diplomati amerikan Oliver Mans, që ligji për Gjykatën Speciale në Kosovë të plotësohet për krimet e Serbisë.

Përfaqësuesja e shoqatës “Familja dhe Shpresa”, Zana Bytyçi, pas takimit me diplomatin amerikan nga Amabasa e SHBA’së, Oliver S. Mains, për të diskutuar pikërisht për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Bytyqi i foli zotëri Mains-it për krimin ndaj 86 civilëve shqiptarë nga komuna e Klinës të cilët u ekzekutuan nga ushtarët serbë me 4 Prill 1999 në fshatin Kralan të komunës së Gjakovës si dhe për krimet e tjera kur forcat ushtarake, policore e paramilitare vranë 13000 civilë shqiptarë e përdhunuan 20,000 gra dhe vajza shqiptare gjatë luftës së vitit 1998-1999 për pavarësi.

“Tashmë gjykatat e Kosovës edhe pse deri para pak ditësh ishin të ndihmuara nga prokurorët e gjykatësit e EULEX-it, nuk po mund të kryejnë punën e tyre për të çuar drejtësinë deri në fund, edhe pse ka pasur tentime e madje e dënime nga gjykatat vendore në mungesë të kriminelëve serbë të rangut të lartë ushtarak”, thuhet në njoftim.

Komunikata e dërguar për media thotë se Bytyqi dhe Mains në fund të takimit u pajtuan që të mbesin në kontakt në të ardhmen dhe eventualisht të mund të krijohet ndonjë lloj bashkëpunimi.

Komunikata e plotë dërguar nga organizata “Familja dhe Shpresa”:

Zana Bytyqi diplomatit Amerikan : Ligji për gjykatën speciale DUHET që të plotësohet për krimet serbe

Kriminelët e Serbisë DUHET që të ndëshkohen për krimet ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës dhe ligji për Gjykatën Speciale i miratuar nga Parlamenti i Kosovës në vitin 2015 DUHET që të plotësohet për këtë qëllim pa vonesë, i ka thënë sot përfaqësuesja e shoqatës “Familja dhe Shpresa” nga Klina, Zana Bytyqi diplomatit amerikan nga Ambasada e SHBA-ve Olivier S. Mains?

Bytyqi është takuar sot me zotëri Mans, i cili është zyrtar për çështje politike në Ambasadën në Prishtinë, me kërkesën e këtij të fundit.

“Ligji për Gjykatën Speciale i miratuar me 3 Gusht 2015 nga parlamenti i vendit tonë DUHET që të PLOTËSOHET , pikërisht nga ligjvënësit e vendit tonë”, tha Bytyqi gjatë takimit të sotëm të mbajtur në Prishtinë.

Bytyqi i foli zotëri Mains-it për krimin ndaj 86 civilëve shqiptarë nga komuna e Klinës të cilët u ekzekutuan nga ushtarët serbë me 4 Prill 1999 në fshatin Kralan të komunës së Gjakovës si dhe për krimet e tjera kur forcat ushtarake, policore e paramilitare vranë 13000 civilë shqiptarë e përdhunuan 20,000 gra dhe vajza shqiptare gjatë luftës së vitit 1998-1999 për pavarësi.

“Në Kosovë janë  500 varreza masive me viktima civile shqiptare gjatë luftës. Janë përdhunuar 20,000 gra dhe vajza e edhe pas 20 vitesh nuk ka drejtësi as për më të dashurit tanë që u ekzekutuan në Kralan e as për krejt viktimat tjera civile shqiptare nëpër tërë Kosovën. Edhe pas 20 vitesh nuk do të ndalemi, por përkundrazi do të insistojmë edhe më fortë që të detyrojmë krerët e institucioneve të Kosovës, krejt partitë politike e anëtarët e tashëm të parlamentit për të plotësuar këtë ligj selektiv me të cilën u formua kjo gjykatë selektive”, tha Bytyqi, babai i së cilës, Bajrami, dhe daja Nevzat Rraci, e 84 të tjerë u ekzekutuan në Kralan kur ajo ishte 9 vjeçare.

Tashmë gjykatat e Kosovës edhe pse deri para pak ditësh ishin të ndihmuara nga prokurorët e gjykatësit e EULEX-it, nuk po mund të kryejnë punën e tyre për të çuar drejtësinë deri në fund, edhe pse ka pasur tentime e madje e dënime nga gjykatat vendore në mungesë të kriminelëve serbë të rangut të lartë ushtarak.

“Siç e dini, Vuçiç dhe qeveria që ai drejton nuk pranojnë që kriminelët e tyre të luftës të i përgjigjen gjykatave të Kosovës/EULEX-it. Shembulli më i qartë i kësaj janë rastet e Mejës dhe Krushës së Madhe. Gjenerali Momir Stojanovic dhe 16 të tjerë, përkundër që janë të akuzuar nga gjykatësit e BE-së dhe të Kosovës në gjykatën e Gjakovës për masakrat e kryera në Mejë dhe Krushë të Madhe gjatë luftës së viteve 1998-1999, ende shëtisin të lirë në Serbi. Ata janë të mbrojtur nga Aleksandar Vuçiçi. Të gjithë këta ushtarakë të lartë të akuzuar, janë edhe në listën e personave të kërkuar nga INTERPOL tanimë 4 vite. Serbia nuk i dorëzon dhe nuk do t’i dorëzojë kriminelët e vet tek gjykatat në Kosovë. Prandaj edhe DUHET plotësuar ky ligj në mënyrë që prokuroria e kësaj gjykatë të fillojë të merret me krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve dhe këta kriminelë dhe krejt kriminelët e tjerë që gjenden në Serbi e gjetiu të dërgohen atje në Hagë,” tha Bytyqi në vazhdim të bisedës me diplomatin Amerikan Olivier Mains.

“Krejt çfarë ne po kërkojmë është që të ketë drejtësi për të gjithë e jo siç po bëhet me gjykatën e formuar e cila po kërkon drejtësi selektive dhe po injoron viktimat shqiptare,” tha përfaqësuesja e shoqatës “Familja dhe Shpresa” gjatë bisedës së sotme me diplomatin amerikan.

Bytyqi dhe Mains në fund të takimit u pajtuan që të mbesin në kontakt në të ardhmen dhe eventualisht të mund të krijohet ndonjë lloj bashkëpunimi (kjo kështu pas kërkesës së zotëri Mains-it) midis shoqatës “Familja dhe Shpresa” dhe Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë lidhur me çështjet e krimeve të luftës, personave të zhdukur dhe aktiviteteve të tjera në pritje të shoqatës nga Klina.

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...