AKP-ja, 2.5 milionë euro për përmbylljen e procesit të likuidimit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) përmes një tenderi, i cili peshon hiç më pak se 2.5 milionë euro, ka përzgjedhur konsorciumin “Grant Thornton LLC Curtis, Mallet-Prevost, Colt & Mosle LLP; Grant Thornton Consulting” fitues të tenderit për ofrim të shërbimeve profesionale për procesin e likuidimit për të gjitha ndërmarrjet shoqërore, asetet nën administrimin e AKP-së, shkruan Gazeta “Zëri”.

Hiç më pak se 2.5 milionë euro do të shpenzohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit për përmbylljen e procesit të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në vend. E për këtë qëllim përmes një tenderi publik AKP-ja ka përzgjedhur konsorciumin “Grant Thornton L.L.C; Curtis, Mallet-Prevost, Colt & Mosle LLP; Grant Thornton Consulting”, shkruan Gazeta “Zëri”.

Në dosjen e këtij tenderi milionësh thuhet se qëllimi i kontraktimit të Ofruesit të Shërbimeve Profesionale (OSHP), të definuar me Ligjin Nr. 04/L-034, respektivisht Nenin 2.1, 2.4 dhe 2.5, është të likuidojë të gjitha NSH-të – asetet në administrimin e AKP-së (kjo kontratë nuk i përfshin NSH-të – asetet të cilat do të likuidohen nga AKP-ja dhe asetet e njësive të “Trepçës”).

SHIKO MË SHUMË

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...