Receta 100 për qind natyrale që ju bën të mos keni nevojë për medikamente

PUBLIKUAR

Sipas ekspertëve të mjekësisë alternative, kjo recetë është krejtësisht natyrale dhe ju bën që asnjëherë të mos keni më nevojë të shkoni në farmaci për të blerë medikamente.

Në veçanti konsiderohet e përsosur për sezonin e gripave dhe ftohjeve, pasi që është shumë e mirë për forcimin e sistemit të imunitetit, transmeton Telegrafi.

E mira është se të gjithë përbërësit janë natyralë dhe përgatitja është e lehtë.

Përbërësit:

– Një xhenxhefil të madhësisë mesatare
– Dy limonë
– 500 gramë mjaltë

Përgatitja:

Pastroni limonët mirë dhe preni, qëroni dhe prejeni xhenxhefilin.

Përbërësit futni në një enë xhami 1 litërshe.

Pastaj, shtojeni mjaltën, por lini pak hapësirë në maje.

Lëreni ashtu një ditë në mënyrë që limoni dhe xhenxhefili t’i lirojnë lëngjet e tyre.

Ditën tjetër, enën e xhamit mbylleni dhe mbajeni në frigorifer për 1-2 muaj.

Pas kësaj kohe, produkti duhet të jetë shndërruar në formë xhelatine.

Përdorimi:

Të rriturit duhet t’i përdorin 2 lugë gjelle të këtij ilaçi, ndërkaq fëmijët 1-2 lugë çaji.

VËREJTJE: Kjo është recetë e mjekësisë alternative dhe rekomandohet që paraprakisht të konsultoheni me doktorin për gjendjen tuaj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...