Heronjëve të mi, 18 prill 1999 Ribar i Vogël

PUBLIKUAR

Driton Kelmendi Konya/Turqi
Heronjët, martiret kontribuesit kanë vlera, data përkujtime respekt e cfarë nuk kanë deri sa të jenë në memoriet tona. Të rënët e Ribarit të Vogël me 18 prill 1999 janë heronjët e mi. Të aferm, shokë, fqinjë. Fatin, vendbanimin, jetesen, idealet të njejta, por me 18 prill kaderi( caktimi ose fati) na ndau. Ju patët fatin të flijoheni, flijimi i juaj është pjesë e lirisë sonë, atëdheut tonë. Nga ajo ditë kaluan shumë vite, plotë dy dekada, shumë gjëra ndryshuan, por më e rëndësishmja është që bëmë shtetin, jetojmë të lirë dhe për këtë jemi shumë falënderues ndaj Zotit, dëshmorëve, martirëve dhe miqëve ndërkombëtar që na ndihmuan dhe ndihmojnë akoma për të mirën e vendit dhe shtetit tonë. Nga ajo ditë kaluan 20 vite, por, për ne që jetuam atë ditë ,atë ngjarje, atë perjetim, është e freskët e paharruar. Duke shkruar këto pak rreshta në perkujtim për heronjët e mi, nuk jam në vendin ku së bashku përjetuam ngjarjen e njëjtë, jamë largë atëdheut por me përkujtes të freskët. Vrasjet e civilëve në Sllovi me 15 prill, Ribar i Vogël me 18 prill, Rufc i Ri dhe Hallaç i Vogël me 19 prill 1999, janë përjetim i yni. Kosova ka shumë dëshmor, martir por për mua dhe për ne që perjetuam prillin 1999 është tjetër emocion. Ju jeni pjesë e rrëfimit të jetës sime, lirisë së vendit tim. Në shumë biseda me persona nga vende të ndryshme të botës Heronjët e mi janë pjesë e rrëfimit tim. Me krenari dhe respekt flasim për ju, për martirizimin tuaj, për ditën 18 prill 1999. Heronjët e mi nga familjet ;Kelmendi, Vishesella, Ismaili, Gërxhaliu, Jashanica dhe familja Vuniqi nga Blinaja. Jeni nderi, respekti, krenaria jonë. Nderim përgjithmonë për Heronjët e mi. Lavdi dëshmorëve dhe Martirëve, të rënëve për lirinë e Kosovës. Zoti ju mëshiroftë!

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...