Aston Martin prezanton makinën e parë tërësisht elektrike të gatshme për prodhim (Video)

PUBLIKUAR

Rapide largoi motorin me V12 të 600 kuaj fuqive, për t’i lënë vend energjisë nga bateria

Pas shumë përpjekjeve, Aston Martin e ka prezantuar makinën e parë tërësisht elektrike, në Shanghai Auto Show, transmeton Telegrafi.

Koncepti që e kemi parë më 2015, është finalizuar si një Rapide E me katër dyer, i gatshëm për prodhimi. Lansimi i tij nuk do të zgjatë shumë, pasi thuhet se do të arrijë para fundit të kësaj dekade.

Brenda kapakut, më nuk e ka motorin me 6.0 litra V12 që prodhonte 600 kuaj fuqi, por baterinë me litium me kapacitet prej 65-kWh.

Shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë e arrin në katër sekonda, deri mund të lëvizë me shpejtësi maksimale prej 250 kilometrave në orë.

Me autonomi prej 321 kilometrave, Aston Martin Rapide E rimbushet shpejt me mbushësin prej 800 voltësh, brenda vetëm tri orëve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...