Nderohen dhe përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Komunës së Lipjanit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot në Qendrën Kulturore “Tahir Sinani” në Lipjan është mbajtur Akademi Përkujtimore, në nderim të 20-të vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve të komunës së Lipjanit. Qytetarë të shumtë morën pjesë në këtë akademi për të nderuar të rënët, duke përkujtuar kështu 20-të vjetorin e terrorit dhe masakrave të forcave serbe në Komunën tonë, njofton Komuna.

Në këtë rast, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha se përgjithmonë do të kujtohen e nderohen të gjithë të rënët për lirinë e vendit tonë, por obligimi ynë i përbashkët është jo vetëm shënimi i përvjetorëve por edhe përkushtimi, angazhimi konsistent, i përhershëm moral dhe institucional i punës me përgjegjësi për të realizuar amanetin, ëndrrën, idealin e gjithë dëshmorëve dhe martirëve tanë.
“Nuk duhet të ndalemi vetëm në përkujtime e nderime, POR nderimi më i madh u bëhet gjithë dëshmorëve e martirëve duke punuar pastër e pahile, duke ruajtur e duruar njëri tjetrin, duke zhvilluar vendin tone.” ka thënë ndër të tjera kryetari Ahmeti.

Ai po ashtu shtoi se ne lartësojmë e nderojmë gjithë dëshmorët e martirët tanë kur fëmijët tanë, brezat e sotshëm të ndihen mirë në shtetin e tyre, ne i çmojmë e i lartësojmë gjithë dëshmorët e martiret tanë kur Kosovën tonë, vendin tonë e bëjmë shtet të sigurt ku mund të punohet e të jetohet lirshëm siç janë shtet e integruara evropiane siç e deshtën dëshmorët e martirët tanë, njofton komuna. Në emër të familjeve ka folur Arbnor Gashi.

Akademia është përmbyllur me këngë e valle të ndryshme kushtuar kësaj dite.

Image may contain: 1 person
Image may contain: 2 people, people standing and suit
Image may contain: 17 people, crowd and indoor

SHIKO MË SHUMË

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...