Cili dhëmb ju dhemb? Kjo zbulon problemin me organin e caktuar, edhe pse tingëllon e pabesueshme

PUBLIKUAR

Problemet me dhëmbët e caktuar tregojnë problemet me organet e caktuara. Ekspertët thonë se si dhëmbët e përparmë janë ngushtë të lidhur me veshkat, fshikën dhe veshët.

Ndonjëherë dhembja shfaqet në dhëmbin e shëndoshë, ndonjëherë në atë të prishurin, por ndodh që të “ther” edhe në vend ku nuk ka më dhëmbë.

Mirëpo, para së gjithash, higjiena e dhëmbëve është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe dhembja në këtë dhëmbë, në rend të parë, mund të thotë që thjesht keni karies apo dhëmbi duhet të shërohet për shkaqe të tjera.

Megjithatë, problemet e caktuara me këta dhëmbë mund të tregojnë edhe në vështirësi në pjesë të tjera të trupit, transmeton Telegrafi.

Dhëmbët e përparmë – inflamacioni i fshikës urinare, inflamacioni i veshit, inflamacioni i veshkave.

Dhëmbi i parë – angina, inflamacioni i prostatës.

Dhembjet kronike në dhëmbin e syrit – inflamacioni i fshikës të tëmthit, hepatiti.(gjendet midis dhëmbit të syrit dhe dhëmballës) – koliti, reaksione alergjike, inflamacioni i mushkërive, disbalanca e baktereve të mira.

Dhëmbi i katërt (i sipërmi dhe i poshtmi) – probleme me gjurin, bërrylat dhe supet, sëmundja e zorrës së trashë, disa procese inflamatore.

Cilado dhëmballë qoftë – problemet me lukthin, pankreasi kronik (inflamacioni i gjëndrës së barkut), anemia, gastriti kronik.

Dhëmbi i gjashtë i poshtëm – probleme me venat dhe arteriet, arteroskleroza.

Dhëmbi i gjashtë i sipërm – inflamacioni i vezoreve, probleme me mukozën dhe pankreasin, sinuset, sëmundja e gurmazit.

Dhëmballa e poshtme – venat e zgjeruara, problemet me mushkëritë (astma bronkiale, inflamacioni, bronkiti), shfaqja e polipeve në zorrën e trashë.

Dhëmballa e pleqërisë – sëmundje zemre, të meta të lindura, sëmundje koronare të zemrës, shkruan Helathy Food Forever. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...