Maas: Ka tendencë shqetësuese për të zgjidhur problemet në Ballkanin Perëndimor

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, ka thënë se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka nevojë për vëmendjen dhe mbështetjen e plotë të  perëndimit.

Këto deklarime Maas i ka bërë gjatë një takimi që ka pasur me homologun e tij serb, Ivica Dacic, me të cilin janë dakorduar që ministri gjerman të vizitojë Serbinë.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për vëmendje të plotë dhe mbështetje konstante”, ka thënë Maas, transmeton Gazeta Express.

Ai ka thënë se shpreson që përmes procesit të Berlinit do të mund të zgjidhin disa prej problemeve të këtij rajoni.

“Kështu mund të lëvizet drejt Evropës, sepse jemi thellësisht të bindur se Ballkani Perëndimor ka nevojë për perspektivë evropiane”, ka shtuar ministri i jashtëm gjerman.

Ai ka kujtuar zgjidhjen e problemit ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë për emrin, duke thënë se duhet inkurajuar edhe Ballkani Perëndimor që të zgjidh problemet mes shteteve.

“Shpresoj që procesi të jetë edhe më i shpejtë”, ka thënë Heiko Maas, trasnmeton Gazeta Express.

Ministri gjerman ka folur edhe për një tendencë ‘mjaft shqetësuese’ për të zgjidhur problemet në Ballkanin Perëndimor, por shpreson që do të duhen që ato të zgjidhen në mënyrë mjaft pragmatike.

“Pra, ne duhet të bëjmë më të mirën që mund t’i zgjidhim kontestet në mënyrë pragmatike,” tha Maas.

Ndërkohë me 29 prill, krerët e shtetit të Kosovës dhe Serbisë, do të udhëtojnë për në Berlin, me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit të Francës, Emanuel Macron.

Siç kanë treguar për Express nga zyra për media e Qeverisë Gjermane, në këtë takim në Berlin do të diskutohen temat e rëndësisë së veçantë që e preokupojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...