Befason Trump: Nuk di asgjë për Wikileaks

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...

Konfiskohet një pistoletë me katër fishekë në Kraishtë

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar...

Presidenti i SHBA’së Donald Trump, i cili kishte thënë që e pëlqente jashtë mase punën e Wikileaks gjatë kampanjës së tij elektorale, u mundua që të distanconte vetën nga arrestimi i Julian Assange, i cili u arrestua nga Britania e Madhe me kërkesën e SHBA’ve.

Julian Assange që është themeluesi i sajtit që publikon sekrete të shteteve, Wikileaks, është arrestuar dhe tani ballafaqohet me akuza për zbulim të informacioneve sekrete të qeverisë amerikane.

Trump duke folur para gazetarëve në zyrën ovale pak orë pas arrestimit të Assange u deklarua se nuk asgjë rreth Wikileaks.

“Nuk di asgjë rreth Wikileaks, nuk ka të bëjë me mua”, ishte përgjigja e prerë e presidentit amerikan.

Por Trump nuk ishte kaq i matur në deklaratat e tij për faqen shumë transparente më 2016. Ai e lëvdoi punën e Wikileaks sidomos për rrjedhjen e dokumenteve shumë kontroverse të Hillary Clinton, që ishte edhe kundërshtarja e tij gjatë zgjedhjeve të kaluara./Express/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...