Humbja e peshës zbut simptomat e migrenës, por jo vetëm

PUBLIKUAR

Analiza ka treguar se humbja e peshës është e lidhur me zvogëlimin e shpeshtësisë, kohëzgjatjes dhe dhimbjen e migrenës, transmeton gazeta Zëri.

Për personat me mbipeshë të cilët njëherësh vuajnë edhe nga migrena humbja e kilogramëve mund t’ua lehtësojë dhimbjen e kokës dhe simptomat tjera që lidhen me migrenën, tregon studimi më i ri. “Kur njerëzit humbin peshë numri i ditëve me migrenë gjatë një muaji zvogëlohet, sikur edhe dhimbja dhe kohëzgjatja e dhimbjes së kokës”, ka deklaruar udhëheqësi i studimit, dr. Claudio Pagano.

Ekipi i këtij studimi ka shikuar rezultatet e dhjetë studimeve të ndryshme, që kanë përfshirë gjithsej 473 pacientë me migrenë. Analiza ka treguar se humbja e peshës është e lidhur me zvogëlimin e shpeshtësisë, kohëzgjatjes dhe dhimbjen e migrenës.

Përparësitë ishin të ngjashme, pa marrë parasysh atë nëse zvogëlimi i peshës është arritur me operacion ose me ndryshime në të ushqyer dhe ushtrime dhe janë të ngjashme si te fëmijët, ashtu edhe te të rriturit.

Përfundimi është se nëse vuani nga migrena dhe nëse jeni me mbipeshë humbja e kilogramëve të tepërt do ta përmirësojë kualitetin e jetës suaj familjare dhe shoqërore, si dhe punën tuaj e produktivitetin në shkollë.

Pra kualiteti i përgjithshëm i jetës do të përmirësohet. Pagano gjithashtu thekson se humbja e peshës gjithashtu zvogëlon intensitetin e simptomave që lidhet me peshën e tepërt, duke përfshirë diabetin, hipertensionin, sëmundjet e zemrës, sulmin në tru dhe sëmundjet respiratore.

BOX

1. Zvogëlimi

Kur njerëzit humbin peshë numri i ditëve me migrenë gjatë një muaji zvogëlohet. / ZËRI

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...