Njëra nga arsyet që i adhurojmë muajt e ngrohtë të verës është edhe një ofertë e madhe e pemëve dhe perimeve të freskëta, kurse shalqiri është ideal për freskim dhe edhe mund ta marrim në plazh, por edhe në bjeshkë si një meze e lehtë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Dihet që kjo frutë ka sasi të madhe të ujit. Derisa shijoni fetat e lëngshme të shalqirit ndoshta jeni person që ju pengojnë farat ose nuk i vëreni fare. Nëse i përkisni kategorisë së dytë do t’ju gëzojë lajmi se farat e tij janë shumë të mira për shëndetin.
Ato përmbajnë proteina, vitamina B, magnez dhe acidet yndyrore të shëndetshme.
Në 20 gramë fara ka 10 gramë proteina. Përmbajnë përbërësit e rëndësishëm për një nivel të kolesterinës të shëndetshëm dhe ruajtjen e shëndetit të zemrës. Farat e shalqirit janë të njoma dhe për këtë arsye kemi shumë përfitime nga konsumi i tyre.
Përveç kësaj, kanë shije të ngjashme me fara luledielli dhe janë mjaft të shijshme. /ZERI


