Juristet femra vizituan Qendrën Korrektuese në Lipjan

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

vizita_nlipjan2

 

 

Oda e Avokateve të Kosovës (OAK), organizoj vizitë studimore me studente të fakultetit Juridik te Universiteteve të ndryshme ne vend.

Qëllimi i vizitës kishte të bënte me fuqizimin, mbrojtjen dhe motivimin e femrave në drejtësi, organizuan  vizitë në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

”Lipjan – Nën organizimin e Odës së Avokatëve të Kosovës, respektivisht Komitetit për Çështje Gjinore është organizuar vizita studimore me anëtaret e Komitetit për Çështje Gjinore, studente nga Fakultetit Juridik i Universitetit të Prishtinës, studente të Kolegjit “Iliria”, studente nga Kolegji “Fama”, studente nga Kolegji “Juridika”,  studente nga Kolegji “Biznesi” .

Qëllimi i vizitës kishte të bënte me fuqizimin, mbrojtjen dhe motivimin e femrave në drejtësi, organizon vizitë në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Vizita nga studentet e avokatisë në Qendrën Korrektuese në Dubravë të Istogut, u njohën për së afërmi me kushtet e të burgosurve, si bëhet trajtimi adekuat i njerëzve të cilët vuajnë dënimet si dhe me sistemin brenda për brenda burgut.

Numri i Praktikantëve të pranishëm në këtë vizitë studimore ka qenë 35. Në Qendrën Korrektuese në Dubravë, grupi nën udhëheqjen e stafit të OAK-së, është pritur nga zv. Drejtori i Qendrës Korrektuese, z. Heset Loku i cili ka njoftuar pjesëmarrësit e kësaj vizite për Qendrën korrektuese, funksionimin e saj, numrin e të dënuarve aktual, kapacitetet e kësaj qendre për të pranuar të dënuar të tjerë, aktivitetet me të cilat ata merren gjatë qëndrimit në vuajtje të dënimit.

Nën përcjelljen e zyrtarëve kompetent, pjesëmarrësit kanë vizituar pavijonet e kësaj Qendre Korrektuese, qendrën e kontrollit, spitalin, menzën, shkollën, bibliotekën, Qendrën e Trajnimeve dhe punëtoritë, duke vështruar nga afër kushtet e të dënuarve dhe fazat në të cilat ata kalojnë gjatë mbajtjes së dënimit.

Është vlerësuar se kjo vizitë ka arritur qëllimin e saj meqenëse juristet femra janë njohur më për së afërmi me trajtimin që u ofrohet të burgosurve, kushtet në të cilat ata qëndrojnë në vuajtje të dënimit dhe ndikimi i tyre në riintegrimin dhe risocializimin e të burgosurve”, kështu thuhet në komunikatën e (OAK)/Lipjani News

SHIKO MË SHUMË

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...