Arrest për shoferin që e voziti një Mustang deri në 300 kilometra në orë dhe e shfaqi në internet (Video)

PUBLIKUAR

Rrezikoi jetën e vetë të gjithë të pranishmëve në autostradë, vetëm për disa pëlqime

Të shpejtuarit nëpër autostrada, nuk është një gjë e mirë, ndërsa filmimi dhe transmetimi në Youtube, është edhe më keq, transmeton Telegrafi.

Kjo është pikërisht çfarë ka bërë Beau Alan Roger, një ditë më tarë në Mississippi të Shteteve të Bashkuara.

Makinën Ford Mustang Shelby GT350, ai e ka vozitur deri në 300 kilometra në orë, që ta shohin ndjekësit e kanalit të tij.

Lëvizjen e makinës me ketë shpejtësi, e kanë parë policët nëpërmjet internetit dhe e kanë arrestuar shoferin.

Atij ia kanë marrë lejen e vozitjes, ndërsa është liruar pasi pagoi kushtin prej 20 mijë dollarëve, deri në një vendim tjetër. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...