LDK-Lipjan njofton se sot ka mbajtur mbledhja e rregullt e Kryesisë së zgjeruar të Degës së LDK-së në Lipjan, ku u diskutua për përgatitjet në shënimin e 29-vjetorit të themelimit të Degës, në Lipjan, e që ishte paraparë të mbahet me 17 mars mirpo ishte anuluar për shkak të aksidentit tragjik që humbën jetën dy të rinj lipjanas.
“Shënimi i 29-vjetorit do të bëhet këtë muaj, për datën dhe orën do të njoftoheni me kohë. Anëtarët e kryesisë diskutuan edhe për planin organizativ për fillimin e përgatitjeve të zgjedhjeve nëpër Nëndegë, që pritet të zhvillohen muajve të ardhshëm në Degën e LDK-Lipjan”, thuhet në njoftim.


