Gjenden mbetje mortore në Lipjan

PUBLIKUAR

Derisa kishin filluar gropimin e dheut në komunën e Lipjanit, një kompani ka vërejtur disa mbetje mortore të cilat dyshohet të jenë të njeriut.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:30 minuta ndërkaq për rastin është informuar edhe Policia e Kosovës.

Këta të fundit e kanë konfirmuar rastin për T7, duke bërë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Haxhi Kleçka”.

“Me datë 08/04/2019 rreth orës 11:30 është pranuar informata nga ankuesi se përderisa ka qenë duke kryer disa punime ndërtimore dhe gropime të dheut ka marrë një kamion me dhe ne rrugën “Haxhi Kleçka” në Lipjan për ta dërguar në fshatin Konjuh të komunës se Lipjanit dhe pas zbrazjes se dheut ka vërejtur disa mbetje mortore që dyshohet te jenë të njeriut”, kanë bërë të ditur nga policia.

Policia menjëherë ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar te gjitha njësitë e nevojshme për trajtimin e këtij rasti.

FotoIluatrim

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...