Pakistani dyshon se India është duke përgatitur sulm ushtarak

PUBLIKUAR

Ministri i jashtëm pakistanez, Mahmood Qureshi, ka thënë se ka informata të besueshme nga shërbimet e inteligjencës se India do ta sulmojë Pakistanin gjatë muajit prill dhe se i ka njoftuar Kombet e Bashkuara për këtë çështje.

Qureshi tha gjatë vizitës në qytetin jugor të Multanit se sulmi i Indisë mbi Pakistanin mund të ndodhë mes datave 16 dhe 20 prill.

Ai nuk dha hollësi tjera për llojin e informatave për këtë sulm, por tha se kryeministri pakistanez është pajtuar që ky lajm të bëhet publik.

Ministri pakistanez njoftoi se vendi i tij i ka informuar pesë shtetet që janë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me mundësinë e sulmit. Sidoqoftë, Ministria e Jashtme e Indisë nuk e ka komentuar ende këtë deklaratë të ministrit pakistanez.

Komentet e ministrit vijnë në kohën kur tensionet mes dy vendeve janë rritur për shkak të dy incidenteve të dhunshme në shkurt të këtij viti.

Pakistani e kishte mbyllur hapësirën e vet ajrore gjatë periudhës së tensioneve, por më vonë e ka lejuar zhvillimin e trafikut ajror me shtetin fqinj, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...