Mbi 50 qytetarë po marrin pjesë në debatin publik me deputetë të Kuvendit të Kosovës që po mbahet në #Lipjan organizuar nga #Polis me mbështetje të #KDI.
Pjesë e këtij takimi janë deputetët: Fitore Pacolli-Dalipi (LVV) dhe Fatmir Xhelili (PDK), të cilët janë duke diskutuar me qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile për çështje me rëndësi për këtë komunë si dhe për sfidat me të cilat qytetarët e ballafaqohen në përditshmëri, shkruan Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova
Gjithashtu u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarë si dhe nxitjen e angazhimit qytetarë me qëllim të rritjes së llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së të zgjedhurve.
Ky takim është realizuar në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes, transparencës dhe llogaridhënies në Kosovë” i financuar nga Fondi për Demokraci i Kombeve të Bashkuara (#UNDEF).


