May kërkon nga BE-ja që Brexiti të shtyhet deri më 30 qershor

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ia ka dërguar një letër udhëheqësve të Bashkimit Evropian, me të cilën ka kërkuar që vendit të saj t’i mundësohet qëndrimi në BE deri më 30 qershor.

Sipas afatit që është në fuqi, Britania e Madhe duhet të largohet nga Bashkimi Evropian më 12 prill, ndonëse marrëveshja e kryeministres për ndarje nga BE-ja nuk i ka marrë ende votat e mjaftueshme nga deputetët britanikë.

May ka propozuar që Britania e Madhe të largohet para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, të cilat mbahen më 23 maj, në rast se deputetët e votojnë marrëveshjen e saj para kësaj date. Sidoqoftë, ajo ka thënë se vendi i saj do të përgatitet për ta dorëzuar listën e kandidatëve për eurodeputetë në rast të dështimit të marrëveshjes para datës së zgjedhjeve.

Kryeministrja britanike i dërgoi letër presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, për ta kërkuar shtyrjen e datës së daljes së Britanisë nga BE-ja vetëm pak ditë para samitit të jashtëzakonshëm për këtë çështje, i cili do të mbahet të mërkurën e ardhshme.

Në letrën e saj, May thotë se nuk duhet të lejohet që bllokada aktuale të vazhdojë sepse ajo po krijon paqartësi dhe po e dëmton besimin e qytetarëve britanik ndaj politikës.

Ajo ka shtuar se dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja duhet të përmbyllet shpejt në rast se marrëveshja pranohet nga shumica e deputetëve dhe se vendi i saj do t’i anulojë përgatitjet për zgjedhjet e Parlamentit Evropian nëse shteti ishullor largohet ligjërisht nga blloku para datës 23 maj, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...