Arrestohet i dyshuari për vrasjen në kazino në Lipjan

PUBLIKUAR

Është arrestuar personi i dyshuar për vrasjen në kazino në Lipjan. Polica e Kosovës e ka konfirmuar këtë arrestim për Express. Bëhet fjalë për të dyshuarin në rastin në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan ku u vra një person i moshës 36 vjeçar.

“ Mund të ju konfirmoj që është arrestuar person i dyshuar për këtë rast”, kanë thënë në Policinë e Kosovës, duke treguar se për informata të tjera do të ketë njoftim për media.

Në orët e vona të mbrëmjes së 20 marsit një 36 vjeçar u vra përderisa po punonte në një kazino në Lipjan.

36 vjeçari, Florent Ahmetaj ishte nga fshati Rrezall në komunën e Skenderajt, por që punonte në një lokal në Lipjan. /Gazeta Express/.

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...