OVL e UÇK’së reagon për vendimin e Gjykatës lidhur me pezullimin e pensioneve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim sot për refuzimin e kërkesës për pezullimin e pensioneve të veteranëve të UÇK’së.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes një komunikate për media kanë përshëndetur vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për refuzimin e kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila kishte kërkuar pezullimin e pensioneve për më shumë se 19 mijë veteranë.

OVL UÇK, kërkon nga institucionet e drejtësisë, që hetimit të listave të veteranëve të luftës t’i shkohet deri në fund, duke shqyrtuar në mënyrë individuale secilin rast.

Javën e kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte kërkuar pezullimin e pensioneve të 19 mijë e 500 veteranëve të UÇK’së, kërkesë kjo që u kundërshtua nga avokatët mbrojtës të të akuzuarve, shkruan Gazeta Express.

Të akuzuar në këtë aktakuzë  për veteranët e rrejshëm janë Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Shkumbin Demaliaj, Shukri Buja, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari, Ahmet Daku dhe të tjerë. Por, për këta dy të fundit lënda u veçua pasi që nuk ishin të pranishëm në seancë gjyqësore./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...