Kryetari Imri Ahmeti dhe ministri Endrit Shala nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për investime të fazës së dytë në Parkun Industrial- Qylagë

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti gjatë ditës së sotme ka pritur ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala me të cilin kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për investime në fazën e dytë në Zonën Ekonomike në Kërqevë – Qylagë

“Së bashku me ministrin Shala u dakorduan për fillimin e investime në fazën e dytë në Zonën Ekonomike në Kërqevë – Qylagë, është e rëndësishme është që tash po fillon ndërtimi I kësaj zone I cili do të vazhdoj edhe në vitet në vazhdim e cila zone do të krijoj mundësi të reja që bizneset të kanë mundësi për ushtrimin e veprimtarive biznesore dhe për të ju ofruar kushte me sa më të mira për investitorë të ndryshëm ka thënë ndër të tjera Kryetari Ahmeti”, duke falënderuar ministrin Shala që ka vizituar Komunën e Lipjanit dhe do të mundësoj vazhdimin e punimeve të kësaj zone ekonomike, njofton komuna.

Ndërsa Ministri Endrit Shala tha se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është zotuar të filloj me procedurat e infrastrukturës së kësaj Zone Ekonomike me qëllim që të jetë funksionale për biznese.

“Me kryetarin Ahmeti nënshkruam marrëveshjen për investime në Zonën Ekonomike në Kërqevë – Qylagë, ministria e Tregëtisë dhe Industrisë është zotuar të filloj me procedurat e infrastrukturës së kësaj Zone Ekonomike me qëllim që të jetë funksionale për binzeset të cilat pastaj do të akomodohen në këtë Zonë Ekonomike dhe do të ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të Komunës së Lipjanit ka thënë ndër të tjera ministri Shala”, duke theksuar se MTI është e përkushtuar në dy fusha në krijimin e infrastrukture ligjore për përmirësim të bërit biznes në Kosovë dhe krijimin e kushteve fizike rregullimit të infrastrukturës që bizneset ta kenë me të lehtë operimin”, shtoi Ministri Shala.

Image may contain: 1 person, smiling, sitting
Image may contain: 2 people, people sitting, suit and indoor
Image may contain: 2 people, people standing and suit
Image may contain: 2 people, people standing and suit

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...