Samsung ka krijuar edhe një veturë (Foto)

PUBLIKUAR

Kompania e pajisjeve të zgjuara, tashmë i ka hyrë edhe prodhimit të veturave

Renault Samsung Motors XM3 Inspire është makina që prezantohet në Seoul Motor Show, që do të zhvillohet deri më shtatë prill, transmeton Telegrafi.

Kjo veturë është shumë e ngjashme me Renault Arkana, që është prezantuar në Moscow International Auto Salon gjatë gushtit të vitit të kaluar. Modeli mbante në grill logon e Renault, ndërsa pritet të hyjë në prodhim gjatë këtij viti.

XM3 Inspire është i ngjashëm me atë veturë, ndërsa është më shumë një përshtatje mes formatit të makiave SUV dhe elegancës së sedanëve. Vetëm se kur të del nga prodhimi, mund të ketë emër tjetër.

“Kemi bashkuar atë që duket si SUV sportiv, por me dukje shumë më të këndshme. Mbi të gjitha, është një makinë e së ardhmes” ka thënë Laurens Va nden Acker, zëvëndës president i Renault.

Specifikat e Renault Samsung Motors XM3 Inspire, pritet të bëhen të ditura këto ditë, ndërsa nuk pritet të hyjë në prodhim para vitit 2020. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...