75-vjeçarja pranoi para prokurorit se e vrau 7-vjeçarin nga Lipjani

PUBLIKUAR

Në një rrugë të vogël në një qytet të qetë, ndodhi një krim i tmerrshëm të enjten, raporton Gazeta Express.

Një nxënës shtatëvjeçar i shkollës fillore ishte duke shkuar nga shtëpia për në shkollë kur rreth orës 12.30, kur u godit me thikë në St. Galler-Ring, jo shumë larg shkollës së tij.

Fëmija po udhëtonte vetëm në trotuar, kur u sulmua papritmas nga një person i panjohur, u tha më  vonë në një deklaratë të prokurorit të Bazelit. Shtatëvjeçari u godit me thikë nga ky person. Fëmija i lënduar rëndë u zbulua nga mësuesi i klasës, që gjithashtu ishte duke shkuar në shtëpi.

Edhe pse mjekët e emergjencës u përpoqën ta ringjallnin djalin, që u pranua në departamentin e emergjencave të Spitalit të Fëmijëve, ai nuk mundi të ju mbijetojë plagëve të marrë, pavarësisht operacionit emergjent.

Sipas dëshmitarëve fëmia kishte plagë në qafë dhe kishte derdhur shumë gjak. Organet e hetuesisë ndërkaq filluan menjëherë kërkimet për të gjetur kryerësin e veprës. Një grua 75-vjeçare u pa duke u larguar nga skena.

Pak më vonë e njëjta u arrestua dhe rrëfeu për krimin makabër para prokurorit.

Banorët ndërkaq raportuan se kishin dëgjuar zhurma para se të gjenin trupin e djalit, por, ende nuk dihet nëse të dy janë njohur mes vete. As motivi i veprës nuk është bërë i qartë./GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...