Vritet me thikë në Zvicër një shtatë vjeçar me prejardhje nga komuna e Lipjanit

PUBLIKUAR

(E plotësuar) – Një djalë shtatëvjeçar nga Kosova, ishte duke u kthyer nga shkolla në mesditë kur ai u godit papritur me thikë nga një grua e moshuar dhe u plagos rëndë. Djali vdiq në spital. Sipas policisë, një grua 75-vjeçare është dorëzuar në polici.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:45 në St Galler-Ring, shkruan 20min.ch, përcjell Bota sot.

Merret vesh është kosovar me prejardhje nga komuna e Lipjanit.





Në rrugën St. Galler-Ring të Bazelit në Zvicër, sot rreth orës 12:30 është vrarë me thikë një 7 vjeçar, që siç merret vesh është kosovar me prejardhje nga komuna e Lipjanit.

Sipas medieve zvicerane, djali ishte duke shkuar në shtëpi, pas përfundimit të mësimit, kur edhe është qëlluar me thikë derisa, është gjetur në rrugë nga mësuesi i tij.

Më pas fëmija është dërguar me urgjencë në spital por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve ka bërë të ditur Peter Gill, zëdhënës i zyrës së prokurorisë së Baselit, njofton Klan Kosova.

Pas veprimeve hetimore që nisën menjëherë, zyra e prokurorit shkruan se një një grua e moshuar u pa duke u larguar nga skena e krimit. Pak kohë më vonë, një grua 75-vjeçare zvicerane u kthye në zyrën e prokurorit publik në Waaghof dhe rrëfeu për krimin. Derisa pas kësaj deklarate u arrestua.

Akoma nuk dihen motivet e vdekjes, ndërsa banorët janë shumë të shqetësuar për rastin.

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...