Pas vrasjes që ndodhi të dielën në një kazino në Suharekë, dhe vrasjes që ndodhi dje në Lipjan kryetari Bali Muharremaj ka deklaruar se kërkon që të mbyllen të gjitha kazinotë në këtë komunë. Por, siq mëson LipjaniNews nga burimet, edhe Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti iu është bashkangjitur iniciativës së Kryetarit të Suharekës Bali Muharremaj për nënshkrimin e peticionit për mbylljen e të gjitha kazinove.
Sipas këtij burimi, nënshkrimi i këtij peticioni do të bëhet në sheshin e qytetit në Lipjan
Muharremaj shtoi se kërkon nga kryetarët e tjerë të komunave të Kosovës që të bashkëngjiten në shfuqizimin e këtij Ligji.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Ashtu siç kam paralajmëruar, ne do të fillojmë me Peticionin për shfuqizimin e Ligjit për Lojrat e Fatit.
Ne jemi bashkë në këtë rrugëtim dhe të vendosur me të gjitha subjektet politike të Komunës së Suharekës.
Zyrtarisht ne fillojmë ora 11:00, ku i ftoj të gjitha subjektet politike pa dallim, OJQ-të dhe secilin prej jush, ta nënshkruajmë peticionin, në pikat që vendosen sot në qytet, Mushtisht dhe fshatra të tjera.
Kërkoj edhe nga kryetarët e komunave tjera që të na bashkangjitet apo edhe të vetëorganizohen, në shfuqizimin e ligjit përmes një peticioni qytetar ku do ti dorëzohet Parlamentit të Kosovës.
Ne jemi të vendosur dhe jemi gjithmonë në mbrojtje të sigurisë dhe interesave të qytetarëve.
Bali Muharremaj


