Personi i vrarë në Lipjan është nga Skenderaj

PUBLIKUAR

Sonte rreth orës 20:00, një 36 vjeçar është vrarë në një lokal në Lipjan.

Burime të Gazetës Express bëjnë me dije se viktima është nga fshati Rezall i Skenderajt.

Prokuroria dhe Policia e kanë konfirmuar për Gazetën Express vrasjen e një 36-vjecari në Lipjan.

Express  mëson se vrasja u krye në një kazino gjatë një grabitjeje, ndërsa personi i vrarë ka qenë punëtor i kazinos.

Vrasjen pë Express fillimisht e ka konfirmuar Prokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinë, Imer Beka.

“Është e vërtetë një vrasje ka ndodhur në hyrje të Lipjanit. Policia dhe prokuroria tashmë kanë mbërritët në vendin e ngjarjes”, ka thënë Beka.

Ndërsa Policia ka dhënë më shumë detaje për Express, duke konfirmuar se i vrari është 36-vjeçar dhe vrasja u krye para një lokali.

“Me të marre informatën policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe nga keqyrja fillestare e vendngjarjes është konstatuar se një mashkull rreth 36 vjec , që është konfirmuar si puntori i lokalit në fjalë është pa shenja jete, dhe ka një plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit”, ka thënë Borovci.

Kjo është vrasja e dytë që dyshohet se është kryer në kazino gjatë kësaj jave.

Të dielën në mëngjes, në Suharekë u vra një punonjës i kazinos në vendin e punës derisa dy persona hyn ta grabisin kazinon.

Njëri nga grabitësit ishte polic i Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...