Kryetari Imri Ahmeti deklarohet për vrasjen në kazino!

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i cili aktualisht ndodhet në vendin ku u vra një person në përiferi të këtij qyteti, thotë se viktima është banor i një komune tjetër.

Ahmeti, tha për “Gazeta Blic” se viktima e incidentit në kaziono ka qenë punësuar aty, derisa për dorasin mohon të ketë ndonjë informacion.

“Unë jam në vend të ngjarjes, aktualisht organet e rendit po merren me rastin, saktësisht nuk dihet kur ka ndodhur vrasja por policia është njoftuar pas orës 20:00 të mbrëmjes. është e vërtetë se një person është i vrarë, nuk është i komunës tonë por sipas të gjitha gjasave ka qenë punëtor i kazinos që është në përiferi të qytetit, rrugës që shkon për fshatin Janjevë”, deklaroi Ahmeti.

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...