Pas vrasjes në Lipjan, Kryetari Imri Ahmeti viziton vendin e ngjarjes

PUBLIKUAR

Pas vrasjes në Lipjan, Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti është parë tek sa qëndron aty së bashku me komandantin e stacionit Policior në Lipjan, raporton gazetari LipjaniNews nga vendi ngjarjes.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka dhënë informacione shtesë.

“Rreth ores 20:00 policia ka marrë informaten se në një lokal në rrugen “Bajram Gashi” në Lipjan  gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informaten policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga këqyrja fillestare e vendngjarjes është konstatuar se një mashkull rreth 36 vjeç, që është konfirmuar si puntori i lokalit në fjalë është pa shenja jete, dhe ka një plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Aktualisht po vazhdon ekzaminim i vendit të ngjarjes si dhe rasti po hetohet nga ana e policisë si vdekje e dyshimtë përderisa janë duke u ndërmarre të gjitha veprimet e nevojshme në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarje”, ka njoftuar Policia

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...