Tri ushqimet që e shkaktojnë erën e keqe të gojës dhe që duhet t’i shmangni

PUBLIKUAR

Era e keqe e gojës, që në mjekësi njihet si halitosis, besohet se i prek rreth 50% të popullsisë gjatë jetës së tyre.

Ushqimet dhe pijet kanë ndikim të madh në atë se çfarë ere mban goja juaj, transmeton Telegrafi.

Ekspertët tregojnë se disa ushqime kanë më shumë tendenca ta shkaktojnë erën e keqe të gojës sesa disa tjera.

Dr. Harold Katz, dentist, i ka përmendur tri ushqimet që duhet t’i shmangni sepse priren të shkaktojnë erë të keqe.

Ushqimet me shumë erë
Këtu bëhet fjalë për ushqimet si qepët, hudhrat, etj.

Ushqimet me shumë proteina
Ushqimet si mishi, produktet e bulmetit dhe fasulet janë burim i preferuar i ushqimit për bakteret që lidhen me erën e keqe të gojës.

Ushqimet dhe pijet acidike
Domatet, ananasët, frutat citrikë dhe kafja janë në mesin e pijeve/ushqimeve që shkaktojnë erë të keqe të gojës sepse përmbajnë nivele të larta të acideve, të cilat e nxisin bakterin të riprodhohet më shpejt. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...