Si qytetar i komunës së Lipjanit, aq më tepër si aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, konsideroj se nuk është aspak privilegj t’i referohesh një politikani si ju e që vetëm kryetar i imi nuk jeni. I shtyrë nga fjalët fyese që përmbante reagimi juaj, i cili vetëm reagim nuk mund të quhej, ndihem i detyruar ta bëj këtë sakrificë intelektuale e t’ju drejtohem.
Reagimi juaj i djeshëm, shpifjet e ulëta ndaj meje ju shpërfaqin juve më mirë se çdo gjë tjetër dhe që do të mund ta bënte kushdo tjetër. Asnjë reagim tjetër në botë nuk do të mund të përmbante kaq shumë gënjeshtra e po aq gabime elementare gjuhësore, gjë që nuk më çudit. Reagimi juaj, i cili përveç që shfaqte qartazi pikëpamjet tuaja të ulëta, gjithashtu bastardonte gjuhën shqipe.
Keni thënë se djali juaj ka të drejtë të komentoj. Pajtohem, por, ai nuk ka komentuar atë ditë. Siç e dini edhe ju, ai ka kërcënuar i shtyrë nga instikti që mund ta ketë kushdo tjetër që rritet dhe jeton në një ambient mafioz dhe nga keqpërdorimet e pasurisë publike.
Sa i përket numrit të votave, sado që gënjeni dhe gënjeshtra e juaj mund të vërtetohet lehtë, duke vizituar faqen e KQZ-së në internet, ndihem krenar për të gjithë ato, sepse, për dallim prej votave tuaja, kanë qenë të pastra si loti. Ju kurrë s’do të mund të krenoheni për mënyrën se si keni ardhur deri këtu.
Ne të gjithë e dim se ju keni pervojë të madhe. Ama të madhe në keqpërdorime! Ju harroni që emri juaj dhe fondi 3% ku ju shërbyet si Sekretar i Keshillit të Financimit për vite të tëra, shkojnë shumë mirë në një fjali të vetme. Rrethrrotullimi te stacioni i policisë, është tjetër “vepër e madhe” e juaja, gjatë kohës kur ishit Kryeshef Ekzekutiv. Pyetni qytetarët se me çfarë vështërsi përballen kur kalojnë pran këtij rrethrrotullimi. Sa shumë kanë paguar dhe po paguajnë ata për përfitimet tuaja.
Pra, z. Imri Ahmeti, kjo është përvoja juaj. Ju për të rinjët e Lipjanit jeni shembulli më i mirë që asnjëherë nuk duhet ndjekur!
Ndersa sa i përket kërkesës suaj për të mos u frikësar ndaj “komenteve” të djalit tuaj, këtë kërkesë merreni si të aprovuar. Nuk ja kam friken as atij e as juve, e as kujtdo tjetër të sojit tuaj. Si qytetar i Lipjanit, asgjë e askush s’do të mund të ndalë rrugën e drejtë dhe përpjekjen prej aktivisti për të mirën e vendit dhe kombit. Vërtet që shpresat na janë venitur, por kohës së maskarenjëve e matrapazëve po i vie fundi./LipjaniQyteiIM/


