Shëndetësia e Lipjanit së shpejti me sistem të infomimit shëndetësor për pacient

PUBLIKUAR

Pas kompletimit me teknologji informative në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) Qendrat e Mjekësisë Familjare(QMF) dhe Ambulancat e Mjekësisë Familjare (AMF), tani jemi në fazën e funksionalizimit të Sistemit të Informimit Shëndetësor (SISH), shkruan Komuna e Lipjanit.

Ky sistem do krijoj mundësi që çdo qytetarë i cili merr shërbime shëndetësore në Institucionet tona të ketë dosje në formë të një historie përsonale për gjendjen shëndetësore. Prandaj në mënyrë që ky sistem të jetë i aplikueshëm, kërkojmë nga ju që në rastet kur shkoni për vizita mjekësore në Institucionet Shëndetësore, me vete ta keni një DOKUMENT IDENTIFIKUES të cilin do ta paraqitni tek infermierët, ku edhe do të regjistroheni, thuhet në njoftim.

Në këtë mënyrë mjeku i juaj paraprakisht (në kohë reale) do jetë i informuar për gjendjen e juaj shëndetësore dhe komunikimi me të do jetë më i lehtë në mes jush.

No photo description available.

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...