Erdogan: Kushdo që shënjestron myslimanët, do të kthehen në “arkivol”

PUBLIKUAR

Presidenti i Turqisë paralajmëron për një Gallipoli të ri në vazhdën e sulmit terrorist të Christchurch dhe thotë se kushdo që i shënjestron myslimanët në vendin e tij do të kthehet ‘në arkivole’, shkruan Daily Mail, raporton Gazeta Express

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka lëshuar një paralajmërim të rreptë për këdo që mendon të ndërhyjë në ndonjë shtet për arsye anti-muslimane, pas sulmit terrorist të Christchurch.

65-vjeçari i referohet rastit Gallipoli gjatë Luftës së Parë Botërore dhe tha gjatë një fjalimi publik të hënën se kushdo me motive të hidhura për të ndërhy në ndonjë shtet do të ktheheshin ‘në arkivole’.

He highlighted the failed invasion of Gallipoli peninsula  back in 1916, by allied forces such as Australia and New Zealand. (Australian troops pictured)

Ai theksoi tentativën e dështuar për pushtim të gadishullit Gallipoli në vitin 1916, nga forcat aleate si Australia dhe Zelanda e Re.

“Gjyshërit tuaj erdhën, disa prej tyre u kthyen në arkivole. Nëse vini edhe ju si gjyshërit tuaj, ju siguroj që do të ikni si gjyshërit tuaj “, tha Presidenti Erdogan, njoftoi Hurriyet Daily News.

Ai tha se historia do të përsëritej nëse dikush do të qëndronte kundër ‘turqve, myslimanëve dhe të të shtypurve’.

“Nëse Turqia përballet me një provë të ngjashme me ato që ka ndodhur në Gallipoli në Luftën e Parë Botërore, shteti ynë është i aftë të bëjë të njëjtën gjë,” tha ai.

Presidenti Erdogan po fliste në ceremoninë e hapjes së Muzeut të Trojës në Çanakala, një qytet në veriperëndim të Turqisë dhe iu lut Zelandës së Re për ta marrë çështjen ‘seriozisht’.

“Ne presim që qeveria e Zelandës së Re ta marrë këtë çështje seriozisht. Ata nuk duhet ta marrin atë si vendet perëndimore. Unë e kam diskutuar këtë çështje me Guvernatorin e Përgjithshëm të Zelandës së Re, Patsy Reddy,” tha ai.

Ai vuri në dukje se ai i kishte thënë Dame Reddy se Turqia kishte vuajtur nga sulme të shumta terroriste dhe do të ishte i lumtur ‘të mbante raporte të ngushta” me Zelandën e Re./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...