Shtëpia prej ku u nis delegacioni i Rambujesë

PUBLIKUAR

Në konakun e Ali Mejzinollit, ishin mbledhur krerët e UÇK’së.  20 vite më parë, nga shtëpia e tij në Shalë të Lipjanit ata po bëheshin gati për tu nisur për në Rambuje.

Aty kishin shkuar edhe përfaqësues ndërkombëtarë që mundësonin udhëtimin e përfaqësuesve të Kosovës.

Shpejtim Mejzinolli, është i biri i Aliut.

Ai dy dekada më parë ishte vetëm 14 vjeçar, por ai mban mend se si rrodhi ajo ngjarje.

E për këtë takim Shpejtim Mejzinollit, detaje i kishte treguar edhe babi i tij, që ishte pjesëtar i UÇK’së.

E pak më tutje shtëpisë së Aliut, gjendet edhe një memorial që quhet “SHESHI RAMBUJE”, i ngritur për nder të kësaj ngjarje që ka ndodhur në fshatin Shalë.

Por, ani pse një ngjarje me rëndësi, banorët përreth thonë se nuk e dinë arsyen pse sheshi është emëruar Rambuje.

Madje disa prej tyre e shohin këtë si ndërhyrje në përmirësim të infrastrukturës.

Ndërkohë Konferenca e Rambujesë e mbajtur më 1999 kishte për qëllim parandalimin e gjenocidit të regjimit të Sllobodan Millosheviçi i cili kishte ushtruar ndaj popullatës shqiptare në Kosovë.

SHIKO MË SHUMË

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...