Me vendim të Kryetarit Imri Ahmeti anulohet manifestimi me rastin e 29 vjetorit të themelimit të LDK-së dega në Lipjan dhe të gjitha aktiviteteve tjera politike, njofton LDK.
“Duke ndjerë dhimbjen me familjen Retkoceri dhe Tmava me rastin e humbjes së dy djemve të tyre, Leonard Retkoceri dhe Sahit Tmavës të cilët humbën jetën në një aksident në Duhël, është anuluar manifestimi i cili ishte paraparë të mbahet nesër në Restauruat AGI në Lipjan” thuhet në njoftim nga LDK.
Njëkohësisht LDK dega në Lipjan shpreh ngushëllimet të sinqerta familjarëve, te rinjve dhe gjithë
qytetarëve të Komunës së Lipjanit.


