Mogherini: Në ditën kur hiqet taksa, do ta ftoj vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...
Përfaqësuesja e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini ka kërkuar heqjen e taksës ndaj mallrave serbe gjatë fjalimit në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Përfaqësuesja e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini deklaroi në New York se për vazhdimin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës duhet të hiqet taksa ndaj mallrave serbe në Kosovë.

Ajo porositi që marrëveshja finale të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare por edhe të ketë mbështetjen nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

“Roli ruaj është dhe duhet të jetë kyç, ne jemi gati, unë personalisht, që t’i shtyjmë bisedimet me të gjitha anëtaret e Këshillit të Sigurimit në OKB”, deklaroi ajo në fjalimin e saj në Këshillin e Sigurimit në OKB, transmeton lajmi.net.

Mogherini në fjalimin e saj përmendi edhe prioritetet e Politikës së Jashtme të BE-së në zgjidhjen e çështjen e Ballkanit“Për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit është e nevojshme heqja e taksës të vendosur nga Qeveria e Kosovës. Në të njëjtën ditë kur hiqet taksa, menjëherë do të ftojë një takim të ri të dialogut në mënyrë që të arrihet deri te marrëveshja e nevojshme që duhet t’i zgjidhë të gjitha pyetjet e hapura dhe të normalizojë raportet mes Beogradit dhe Prishtinës”, u shpreh ajo.

Mogherini theksoi se edhe pse kryeson dialogun, ai nuk i takon “as mua, as BE-së, por palëve në proces”.

“Atyre u takon të arrijnë marrëveshje që do të jetë e pranueshme për të gjitha palët”, theksoi ajo.

SHIKO MË SHUMË

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...