Australia dhe Singapori anulojnë fluturimet e aeroplanëve “Boeing 737”

PUBLIKUAR

Pas Indonezisë dhe Kinës, edhe Australia dhe Singapori i kanë anuluar të gjitha fluturimet që janë paraparë të kryhen me aeroplanët e tipit “Boeing 737 Max”, të cilët janë modeli i fundit i prodhuesit amerikan. Këto vendime janë marrë për shkak të dy aksidenteve ajrore brenda pesë muajsh me aeroplanët e këtij modeli.

Rrëzimi i aeroplanit “Boeing 737 Max” në Etiopi ka bërë që vlera e prodhuesit në treg të bie shumë. Vlera e aksioneve të kompanisë ka rënë për  5 për qind vetëm gjatë ditës së hënë. Përafërsisht 40 për qind e aeroplanëve të këtij modeli tashmë janë vendosur jashtë përdorimit nga autoritetet e shteteve të ndryshme, përfshirë Kinën, ku operojnë 97 të tillë.

Sidoqoftë, autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë thënë se përdorimi i këtyre aeroplanëve është i sigurt, ndonëse nga rrëzimi i aeroplanit të kompanisë “Ethiopian Airlines” humbën jetën të gjithë 157 personat që ndodheshin brenda tij.

Në anën tjetër, zyrtarët e aviacionit në Australi dhe Singapor kanë deklaruar se e kanë ndaluar përdorimin e këtyre aeroplanëve për fluturime në mënyrë të përkohshme deri në marrjen e të dhënave shtesë për shkakun e rrëzimit të aeroplanit në Etiopi, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...