Bora rikthehet nga e marta në Lipjan

PUBLIKUAR

Mot me diell do të ketë të dielën dhe të hënën, ndërsa të marten temperaturat në Kosovë bien deri në -3 gradë celsiu.

Siç njoftojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, nga e hëna në orët e vonshme, moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut dhe të borës në pjesët më të larta malore ku do të formohet mbulesa e dëborës.

“Nga e hëna në orët e vonshme, dhe të martën moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut. Te malet dhe te vendet më të larta reshjet do të jenë të borës dhe do të formohet mbulesa e borës. Do të fryjë erë mesatare perëndimore, ndërsa temperaturat ditore do të ulen dukshëm”, njoftojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjik.

Nga e mërkura moti do të jetë me vranësira dhe me reshje lokale të shiut ndërsa moti gjatë ditës së hënë do të jetë i ngrohtë ku temperaturat do të arrijë deri 24 gradë celsius ndërsa pas ndryshimit të martën do të jenë 12 gradë celsius.

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...