Kina thotë se po punon natë e ditë me SHBA-në për ta arritur marrëveshjen tregtare

PUBLIKUAR

Një zyrtar i lartë kinez ka thënë se Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë duke punuar ditë e natë për ta arritur një marrëveshje tregtare që përfaqëson interesat e dy palëve dhe që mban gjallë shpresat e shteteve tjera, përfshirë eliminimin e taksave të ndërsjella.

Zëvendësministri kinez i Tregtisë, Wang Shouwen, tha se ai është optimist për negociatat me Uashingtonin, por shtoi se secila marrëveshje e arritur duhet të jetë patjetër e barabartë dhe e drejtë.

“Ekipet tregtare janë duke i bërë përpjekjet e plota për ta arritur marrëveshjen që respekton parimet dhe qëndrimet e vendosura nga dy liderët e shteteve”, tha ai.

Qeveritë e dy shteteve më të mëdha në aspektin ekonomik janë përplasur për muaj të tërë për shkak të luftës me taksa. Uashingtoni po i bën presion Pekinit që t’i zgjidhë çështjet e teknologjisë, qasjes në treg dhe të drejtave të pronësisë intelektuale.

Përparimi i shënuar gjatë bisedimeve bëri që Shtetet e Bashkuara ta anulojnë rritjen e taksave ndaj mallrave kineze, e cila fillimisht ishte planifikuar të niste më 2 mars, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...