Fasulja, një mbrojtës i shëndetit

PUBLIKUAR

Është burim i shkëlqyeshëm i hekurit, manganit, bakrit, vitaminave B9 dhe B1, fosforit, magnezit dhe zinkut, shkruan sot Gazeta “Zëri”. 

Për shkak të kombinimit të mirë të fibrave dhe acidit folik, fasulja është aleat i shkëlqyeshëm në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe sëmundjes së zorrës së trashë. Posaçërisht sugjerohet për fëmijët dhe shtatzënat.

Nga të gjitha ushqimet, fasulja pa dyshim se është njëri nga ushqimet më të shëndetshme dhe më të preferuara. Është i pasur me proteina, vitamina dhe minerale.

Është burim i shkëlqyeshëm i hekurit, manganit, bakrit, vitaminave B9 dhe B1, fosforit, magnezit dhe zinkut, ndërsa në sasi më të vogla përmban kalcium, kalium, selen, vitamina E, B2, B5 dhe B6. për shkak të tretjet më të vështirë, nuk u sugjerohet personave me probleme me lukthin dhe zorrët, shkruan më tutje “Zëri”.

Për t’u zvogëluar fryrja dhe gazrat, gjatë përgatitjes duhet t’i shtoni mëlmesa si kima, nana, hudhra dhe xhenxhefili. Ndikon pozitivisht tek personat që vuajnë nga anemia, sëmundjet e dhëmbit, veshit, bronkitit, dhimbjes së kokës, depresionit, gjakderdhjes nga hunda, por edhe kundër impotencësËshtë i dobishëm edhe tek pagjumësia, osteoporoza, ftohja dhe gripi, hemorroidet, lodhja kronike dhe stresi. Shumë studime të shkencëtarëve theksojnë se fasulja, për shkak se është i pasur me antioksidues, ndihmon edhe te forma të ndryshme të kancerit./ZERI

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...