Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka uruar mësimdhënësit me rastin e ditës së 7 Marsit – Dita e Mësuesit.
Kryetari Ahmeti tha se është një ditë e veçantë, sepse puna e juaj sjellë dritën e arsimit dhe edukimit në shtëpitë tona. Ne ju nderojmë çdo ditë për misionin e juaj të shenjtë që keni, por edhe per faktin se ishit Ju ata qe profesionin tuaj fisnik e ushtruat edhe ne kohët me të vështira të vendit tonë, njofton Komuna.
Edhe tani detyra e juaj është referencë e përhershme për edukimin e brezave për fuqizimin e dijes që është shtylla kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm të një shoqërie, andaj për nder të ditës së 7 Marsit ju shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta të gjithë mësimdhënësit shqipëtarë, thuhet tutje.
Paqi shëndet e jetë për misionin tuaj!


